Avionët luftarakë të Arabisë Saudite bombardojnë pjesën jugore të Meareb
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106310-avionët_luftarakë_të_arabisë_saudite_bombardojnë_pjesën_jugore_të_meareb
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar pjesën jugore të provincës Meareb të Jemenit dhe kanë vrarë 2 civilë jemenase ndërsa kanë plagosur shtatë të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2021 11:25 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të Arabisë Saudite bombardojnë pjesën jugore të Meareb

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar pjesën jugore të provincës Meareb të Jemenit dhe kanë vrarë 2 civilë jemenase ndërsa kanë plagosur shtatë të tjerë.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se koalicioni agresor i Arabisë saudite ka vazhduar sulmet ushtarake të egra kudër rajoneve të ndryshme të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kësaj radhe kanë bombarduar pjesën jugore të provincës Meareb të Jemenit.

Sipas këtij burimi, rajoni Rahbe në jug të provincës Meareb të Jemenit është bombarduar nga avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë 2 civilë jemenas dhe janë plagosur 7 persona të tjerë.

Kjo është në kohën kur ditën e kaluar, kanali televiziv Al Masira ka deklaruar se avionët luftarakë të Arabisë Saudite që nga fillimi i agresionit ushtarakë kundër Jemenit e deri më tani, kanë kryer mbi 30.000 bombardime në provincën Meareb të Jemenit ku si pasojë janë vrarë ose plagosur 796 civilë jemenase që shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Këto bombardime në këtë provincë gjithashtu kanë shkatërruar 3 spitale dhe 4 qendra shëndetësore.