Neutralizohet plani i grushtit të shtetit kundër Mbretit të Jordanisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106338-neutralizohet_plani_i_grushtit_të_shtetit_kundër_mbretit_të_jordanisë
Burimet e lajmeve raportuan të shtunën në mbrëmje arrestimin e dhjetëra zyrtarëve të lartë jordanezë nën akuzat e komplotit për një grushti shteti në vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2021 07:52 Europe/Tirane
  • Neutralizohet plani i grushtit të shtetit kundër Mbretit të Jordanisë

Burimet e lajmeve raportuan të shtunën në mbrëmje arrestimin e dhjetëra zyrtarëve të lartë jordanezë nën akuzat e komplotit për një grushti shteti në vend.

Washington Post raportoi se ish Princi i Kurorës Hamza bin Hussein, së bashku me 20 zyrtarë të tjerë, udhëheqës fisnorë dhe anëtarë të familjes mbretërore, u arrestuan me akuzat e prishjes së sigurisë dhe komplotit për të përmbysur Mbretërinë e Jordanisë. Raporti shtoi se Princi Hamza bin Hussein, djali i madh i Mbretit Husein dhe Mbretëreshës Noor, gruaja e tij e katërt, u burgos në pallatin e tij mbretëror me akuzat e komplotit për të përmbysur vëllain e tij, Mbretin Abdullah të Jordanisë.  Princi Hamza bin Husein; Ish princi i kurorës së këtij vendi konfirmoi rrethimin e tij në shtëpi duke lëshuar videon e regjistruar të Shtunën në mbrëmje dhe njoftoi se ushtria në një deklaratë më kërkoi të mos ndërmarrje asnjë veprim që do të dëmtonte sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Sidoqoftë, ai refuzoi çdo akuzë për thurje plani, apo komploti prapa skenave për të përmbysur qeverinë jordaneze. Përpjekja për grusht shteti në Jordani erdhi ndërsa qytetarët jordanezë organizuan së fundmi demonstrata në Aman kundër politikave të qeverisë, duke bërë thirrje për luftën kundër korrupsionit, heqjen e vendimit të rritjes së çmimit të karburantit dhe kundër heqjes së subvencioneve të bukës.