Zbulohen 24 raketa në afërsi të bazës ushtarake Ajnul-Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106608-zbulohen_24_raketa_në_afërsi_të_bazës_ushtarake_ajnul_asad
Shtabi i sigurisë së Irakut ka njoftuar për zbulimin e një makine për hedhjen e raketave së bashkuar me 24 raketa në rrethinën e bazës ushtarake Ajnul-Asad.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 09, 2021 14:28 Europe/Tirane
  • Zbulohen 24 raketa në afërsi të bazës ushtarake Ajnul-Asad

Shtabi i sigurisë së Irakut ka njoftuar për zbulimin e një makine për hedhjen e raketave së bashkuar me 24 raketa në rrethinën e bazës ushtarake Ajnul-Asad.

Agjencia e lajmeve irakiane NAS ka njoftuar se si rezultat i përpjekjeve të forcave të sigurisë së Irakut dhe vëzhgimeve frontale dhe zgjerimit të operacioneve të inteligjencës, të enjten në mbrëmje në rajonin Al-Xhazira të provincës Anbar është zbuluar dhe konfiskuar një makinë e dyshuar në një distancë të largët nga rruga në lindje të bazës ushtarake “Ajnul-Asad”.

Sipas deklaratës së Shtabit të Forcave të Sigurisë së Irakut, pas kontrollimit të makinës është zbuluar një raketahedhës dhe 24 raketa dhe menjëherë forcat e neutralizimit të lëndëve eksplozive kanë dalë në vendin e ngjarjes. Forcat e sigurisë irakiane janë duke kryer hetimet përkatëse për identifikimin e autorëve që kanë përdorur këtë makinë.