Ushtria sioniste ka vrarë 18 palestinezë nga fillimi i vitit 2021
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106656-ushtria_sioniste_ka_vrarë_18_palestinezë_nga_fillimi_i_vitit_2021
Qendra e hulumtimeve “Kods” ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani, 18 palestinezë janë martirizuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2021 10:16 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste ka vrarë 18 palestinezë nga fillimi i vitit 2021

Qendra e hulumtimeve “Kods” ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani, 18 palestinezë janë martirizuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se qendra e hulumtimeve “Kods” sot (të shtunën) ka publikuar një raport të ri në të cilin ka thënë: “Vetëm gjatë muajit mars, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë 5 palestinezë”.

Sipas kësaj qendre të hulumtimeve, 2 persona nga këta martirë palestinezë ishin prej të burgosurve në burgjet e regjimit sionist dhe tre të tjerë ishin vetëm peshkatarë palestinezë të cilët janë qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit përderisa ishin duke peshkuar në detin e Rripit të Gazës.

Qendra e hulumtimeve “Kods” gjithashtu ka thënë: “Forcat ushtarake të regjimit sionist që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani, kanë qëlluar me plumba lufte dhe gaz lotsjellës qytetarët palestinezë në rajone të ndryshme të Palestinës si në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe këto sulme agresive gjithashtu kanë shkaktuar vrasjen e disa palestinezëve”.

Vlen të theksohet se forcat ushtarake të regjimit sionist për të realizuar qëllimet e tyre pushtuese, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe sulmojnë, vrasjen dhe burgosin qytetarët palestinezë pa ndonjë arsye.