Regjimi sionist arreston 3 anëtarë të tjerë të lëvizjes Hamas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106744-regjimi_sionist_arreston_3_anëtarë_të_tjerë_të_lëvizjes_hamas
Regjimi sionist në vazhdim të përpjekjeve të tij armiqësore për të mos lejuar pjesëmarrjen e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestineze (Hamas) në zgjedhjet parlamentare të Palestinës, ka arrestuar 3 anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 12, 2021 11:44 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist arreston 3 anëtarë të tjerë të lëvizjes Hamas

Regjimi sionist në vazhdim të përpjekjeve të tij armiqësore për të mos lejuar pjesëmarrjen e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestineze (Hamas) në zgjedhjet parlamentare të Palestinës, ka arrestuar 3 anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Palestine Today ka njoftuar se regjimi sionist po vazhdon veprimet e tij armiqësore kundër Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës për të penguar pjesëmarrjen e këtij subjekti politik në zgjedhjet parlamentare të Palestinës.

Sipas këtij burimi, regjimi sionist sot në orët e para të mëngjesit ka sulmuar rajone të ndryshme palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe ka arrestuar 25 palestinezë. Mediat palestineze kanë deklaruar se në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe 3 anëtarë të lëvizjes Hamas.

Në këtë mënyrë Enes Rasus, Omar Al-Kavasimi dhe Shejkh Mustafa Shavar, anëtarë të subjektit politik Hamas janë arrestuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Kjo është në kohën kur forcat ushtarake të regjimit sionist edhe më parë kanë arrestuar disa anëtarë të tjerë të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës.

Hesam Badran, anëtari i lartë i Hamas, ka thënë: “Arrestimi i kandidatëve të Hamas për zgjedhjet parlamentare të Palestinës nga ana e forcave ushtarake të regjimit sionist është ndërhyrje e hapur në çështjet tona të brendshme. Pavarësisht kësaj, lëvizja Hamas në çfarëdo rrethana që të jetë do të zbatojë angazhimet e veta për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Palestinës.