Griffiths: Zgjidhja e krizës në Jemen është politike
Martin Griffiths Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB për Jemenin, Martin Griffiths, përsëriti të enjten në mbrëmje se një zgjidhje politike e krizës në Jemen është e nevojshme.
Sipas IRNA, Griffiths bëri thirrje për një zgjidhje politike të krizës në Jemen, duke thënë se shpërthimi i virusit Korona ka dyfishuar problemet e popullit jemenas, të cilët vuajnë nga lufta dhe konflikti i vazhdueshëm. Duke folur me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Mass të hënën, Martin Griffiths vuri në dukje se jemenasit po vuajnë nga mungesa të mëdha të ushqimeve dhe ilaçeve. Zyrtarët e KB kanë thënë më parë se Jemeni po përballet me krizën më të rëndë ushqimore në botë. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur një pushtim ushtarak ndaj Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj tij ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 17,000 Jemenas, plagosur dhjetëra mijëra dhe zhvendosur miliona të tjerë. Agresioni ushtarak saudit ka lënë gjithashtu vendin e varfër të Jemenit me mungesë të madhe ushqimesh dhe ilaçesh.