Luftime të brendshme mes mercenarëve sauditë në Marib të Jemenit
Burimet jemenase kanë njoftuar për luftime të ashpra të zhvilluara mes forcave të Mansur Hadi, presidentit të dorëhequr të Jemenit dhe forcave të koalicionit agresor saudit në provincën Marib të Jemenit.
Kanali televiziv Al Mejadin duke cituar burime lokale, ka njoftuar se në luftimet që janë zhvilluar mes forcave të Mansur Hadi dhe forcave të koalicionit agresor saudit në provincën Mrib të Jemenit janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra forca të dy palët.
Burime nga provinca Marib kanë thënë se forcat e partisë Al-Islah nuk po sigurojnë karburantet e nevojshme për centralet e prodhimit të energjisë elektrike dhe në këtë fushë janë të paafta, ko është në kohën kur vapa e madhe njëkohësisht me muajin e Ramazanit po mundon banorët e këtij rajoni dhe ata po vuajnë nga këto rrethana.
Forcat paramilitare të partisë Al-Islah gjithashtu kanë ndërprerë linjën e tubacionit për pompimin e naftës “Safir” në lindje të qytetit Marib dhe nuk po lejojnë karburantet të hyjnë në qytet.
Sipas burimeve informative, forcat militante të partisë Al-Islah për çdo ditë po plaçkitin rreth 40 mijë fuçi naftë dhe po i shesin ato në tregun e zi, mirëpo nuk po lejojnë që banorët e kësaj province të shfrytëzojnë burimet naftore.
Ndërprerja e energjisë elektrike dhe mosofrimi i shërbimeve në këtë provincë ka irrituar banorët e kësaj province.