4500 palestinezë vazhdojnë të mbahen në burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i106930-4500_palestinezë_vazhdojnë_të_mbahen_në_burgjet_e_regjimit_sionist
Organizata e të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se 4500 palestinezë në mesin e tyre 41 gra dhe 140 fëmijë vazhdojnë të mbahen në burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 16, 2021 10:24 Europe/Tirane
  • 4500 palestinezë vazhdojnë të mbahen në burgjet e regjimit sionist

Organizata e të Burgosurve Palestinezë ka deklaruar se 4500 palestinezë në mesin e tyre 41 gra dhe 140 fëmijë vazhdojnë të mbahen në burgjet e regjimit sionist.

Faqja informative Palestine Today njoftoi se Organizata të Burgosurve Palestinezë së bashku me shoqatat e tjera që veprojnë në fushën e të drejtave të burgosurve palestinezë që po mbahen në burgjet e regjimit sionist, sot në një raport të publikuar me rastin e ditës së të burgosurve palestinezë, ka deklaruar: “Të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist po përballen vazhdimisht me shkeljen e rregullave dhe normave ndërkombëtare nga sionistët”.

Sipas këtij raporti, pushtuesit sionist kanë shtuar shkeljen e ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe po virusin Korona po e përdorin si një mjet të ri për torturimin e të burgosurve palestinezë.

Më parë Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze ka deklaruar se që nga viti 1967 e deri më tani 220 të burgosur palestinezë janë vrarë në burgjet e regjimit sionist.