Demonstrata kundër pushtimit të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107100-demonstrata_kundër_pushtimit_të_regjimit_sionist_në_palestinën_e_pushtuar
Një numër palestinezësh që jetojnë në qytetin qendror palestinez Jaffa protestuan kundër planeve të regjimit sionist për t'i dëbuar ata nga qyteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 20, 2021 05:27 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër pushtimit të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar

Një numër palestinezësh që jetojnë në qytetin qendror palestinez Jaffa protestuan kundër planeve të regjimit sionist për t'i dëbuar ata nga qyteti.

Sipas IRNA, qyteti Jaffa, i vendosur në qendër të Palestinës së pushtuar, të hënën në mbrëmje ishte skenë e përplasjeve midis të rinjve palestinezë dhe policisë sioniste. Palestinezët protestojnë kundër planeve izraelite për t'i dëbuar ata nga qyteti Jaffa. Gjatë demonstratës, policia izraelite sulmoi dhe goditi protestuesit palestinezë. Palestinezët në qytetin Jaffa gjithashtu të Dielën protestuan kundër pushtimit Izraelit dhe një numër i tyre u arrestuan nga policia Izraelite. Të Premten e kaluar, Jeruzalemi i pushtuar dëshmoi qindra palestinezë që protestuan kundër pushtimit izraelit. Regjimi sionist vazhdon zgjerimin e tij duke dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre, si dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste.