Netanjahu humb edhe zgjedhjet brenda parlamentit të regjimit sionist
Burimet mediale kanë njoftuar se kryeministri i regjimit sionist ka humbur edhe në votimin për të hyrë në komitetin e renditjeve.
Kanali televiziv Russia Al-Jeum njoftoi se Beniamin Netanjahu, krymeinistri i regjimit sionist në vazhdim të përpjekjeve të tij për formimin e kabinetit qeveritar, ka pësuar humbje edhe në një votim të rëndësishëm për të hyrë në një komitet të rëndësishëm të parlamentit të regjimit sionist.
Sipas këtij burimi, ky votim për të hyrë në komitetin e renditjeve të parlamentit izraelit, komitet ky i cili në mungesë të kabinetit qeveritar, mbikëqyrë punën e ligjvënies. Humbja e Netanjahut në këtë votim brenda parlamentar tregon se ai ka dështuar plotësisht për të fituar shumicën e parlamentit.