Forcat sioniste vazhdojnë arrestimin e palestinezëve në Kodsin e pushtuar
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar një lagje në Kodsin e pushtuar dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë.
Faqja informative Al Ahd njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdim të veprimeve armiqësore kundër popullit palestinez, sot në mëngjes (të martën) kanë kryer sulm të gjerë në lagjen Al-Sa’dije në Kodsin e pushtuar.
Sipas këtij burimi, sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist kundër palestinezëve në rajonit Al-Sa’dije, kanë shkaktuar shpërthimin e përleshjeve të ashpra mesa qytetarëve palestinezë dhe forcave sioniste.
Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se në këto përleshje forcat ushtarake sioniste kanë përdorur municion luftarak dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve dhe ka arrestuar disa palestinezë.
Burimet palestineze gjithashtu kanë njoftuar për shtimin e veprimeve të dhunshme të forcave sioniste kundër palestinezëve dhe që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani, forcat sioniste kanë arrestuar 1300 palestinezë në rajone të ndryshme të territoreve të pushtuara.