Forcat jemenase me sulme befasuese kundër ushtrisë së Arabisë Saudite
Burimet mediale kanë njoftuar për kryerjen e sulmeve befasuese të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër forcave të ushtrisë saudite në jug të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se zyra informative e forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit ka deklaruar se forcat jemenase pas zbulimit dhe identifikimit të saktë të pozicioneve të forcave ushtarake saudite në rajonin Al-Tal’a në provincën Naxhran të Arabisë Saudite, kanë kryer një operacion të gjerë dhe i kanë dhënë goditje të rëndë forcave saudite.
Sipas këtij burimi, operacionet e ushtrisë së Jemenit kundër mercenarëve sauditë pavarësisht kushteve të vështira gjeografike, në një kohë të shkurt kanë arritur të pushtojnë pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite në këtë rajon dhe forcat saudite janë arratisur duke i lënë në vend edhe armatimet e tyre.
Ndërkohë dhoma e oficerëve të ushtrisë së Jemenit në një raport të saj ka deklaruar: “Armiqtë sauditë me sulmin e njësisë së artilerisë dhe me shkeljen e hapësirës ajrore të Jemenit, 152 herë kanë shkelur armëpushimin në provincën Al-Hudejdah”.
Sipas raportit të ushtrisë së Jemenit, koalicioni agresor saudit me anë të dronëve bombardues, katër herë ka bombarduar disa rajone në Al-Darejhami. Dronët e koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu duke fluturuar në disa rajone të kësaj province, kanë mbledhur informacione. Gjithashtu forcat e artilerisë së koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu 20 herë kanë bombarduar rajonet kufitare në territorin e Jemenit dhe forcat mercenare të Arabisë Saudite 120 herë kanë hapur zjarr kundër pozicioneve ushtarake dhe civile në qytetet kufitare të Jemenit.