Përpjekja e regjimit sionist për të plaçkitur tokat palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107272-përpjekja_e_regjimit_sionist_për_të_plaçkitur_tokat_palestineze
Një organizatë palestineze njoftoi se regjimi sionist po plaçkit tokën Palestineze, veçanërisht në qytetin e pushtuar të Kodsit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 24, 2021 04:37 Europe/Tirane
  • Përpjekja e regjimit sionist për të plaçkitur tokat palestineze

Një organizatë palestineze njoftoi se regjimi sionist po plaçkit tokën Palestineze, veçanërisht në qytetin e pushtuar të Kodsit.

Sipas Al-Quds Al-Arabi të Shtunën; Byroja Kombëtare e Mbrojtjes së Tokës dhe Rezistencës në një raport tha se disa kompani izraelite në territoret arabe që veprojnë me letra të rreme po blinin dhe shisnin tokë në mënyrë që të ndryshojnë identitetin e Kodsit.  Byroja Kombëtare e Organizatës për Çlirimin e Palestinës gjithashtu njoftoi se ekzistojnë 23 institucione të mëdha dhe të njohura në lidhje me kolonët sionistë në pjesën e vjetër të Kods, të cilat blejnë pronat e njerëzve të Al-Kodsit ose i konfiskojnë ato duke falsifikuar dokumentet.  Ndërkohë, zyrtarët izraelitë miratuan të enjten pushtimin e 14.7 hektarëve të tokës palestineze në Bregun Perëndimor.  Sipas Rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të KB, aktivitetet e zgjerimit të kolonive të Izraelit janë të paligjshme; Sidoqoftë, regjimi sionist vazhdon hegjemoninë e tij duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste.