Me dhjetëra palestinezë plagosen nga sulmet e ushtrisë sioniste
Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka njoftuar për plagosjen e 12 palestinezëve gjatë përleshjeve me forcat ushtarake të regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Al-Ahd njoftoi se Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës sot ka deklaruar se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në një lagje të vjetër të qytetit Kods i pushtuar, janë plagosur 12 palestinezë.
Gjatë ditëve të fundit banorët e Bejtul-Mokades në mënyrë të unifikuar kanë protestuar kundër agresioneve të forcave ushtarake të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë dhe këto protesta po vazhdojnë akoma në zona të ndryshme të Kodsit të shenjtë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr në drejtim të protestuesve palestinezë duke përdorur municion luftarakë dhe gaz lotsjellës dhe bomba akustike.
Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës të enjten në mbrëmje gjithashtu ka deklaruar se gjatë përleshjeve të forcave ushtarake të regjimit sionist me protestuesit palestinezë janë plagosur 105 palestinezë që shumica e tyre janë transferuar në spitale me plagë të rënda.