Milicët sionistë përplasen me agjëruesit palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107428-milicët_sionistë_përplasen_me_agjëruesit_palestinezë
Media palestineze raportoi përplasje midis militantëve sionistë dhe protestuesve palestinezë në Kodsin e okupuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 27, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • Milicët sionistë përplasen me agjëruesit palestinezë

Media palestineze raportoi përplasje midis militantëve sionistë dhe protestuesve palestinezë në Kodsin e okupuar.

Sipas gazetës sioniste "Jerusalem Post", militantët sionistë të martën në mëngjes sulmuan qindra të rinj palestinezë të cilët u mblodhën në "Bab al-Amoud", një nga hyrjet në Kodsin e okupuar, për të festuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Të rinjtë palestinezë brohorisnin parulla në mbështetje të Al-Kods dhe Xhamisë Al-Aksa dhe u përballën me regjimin sionist, por sionistët u përpoqën t'i shpërndanin me sulme të rënda dhe arrestuan një palestinez. Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, regjimi Sionist ka ndaluar palestinezët të hyjnë në Xhaminë Al-Aksa dhe të mbajnë rituale fetare për Ramazanin. Qyteti i Kodsit të okupuar, veçanërisht pjesa e tij e vjetër, ka qenë dëshmitar i sulmeve të dhunshme të sionistëve ndaj palestinezëve. Militantët dhe kolonët sionistë të Enjten u përleshën me të rinjtë palestinezë në Kodsin e okupuar, duke plagosur 105 palestinezë.