Iraku regjistron rastin e parë me virusin Korona Indiane
Autoritetet e shëndetësisë së Irakut sot (të martën) kanë njoftuar për identifikimin dhe regjistrimin e rastit të parë të infektuar me virusin “Korona Indiane”.
Një funksionar i shëndetësisë në Irak ka deklaruar se rasti i parë i infektuar me virusin Korona Indiane është regjistruar në provincën Dhikar me qendër qytetin Nasirije në jug të Irakut.
Ai ka thënë se personi i infektuar është prej banorëve të provincës Dhikar dhe së fundi është kthyer nga India që në analizat mjekësore është diagnostikuar me virusin “Korona Indiane”.
Sipas studimeve të kryera mbi virusin e mutuar Korona Indiane është vërtetuar se ky virus ka kapacitet për përhapje shumë më të shpejtë dhe shkakton viktima shumë më të mëdha në krahasim variantet e tjera të mutuara të virusit Korona në botë.
Në Indi është raportuar një gjendje shumë kritike dhe e rrezikshme e pandemisë Korona dhe aktualisht mbi 60% e rasteve të infektuara me virusin Korona, përmbajnë variantin e virusit të mutuar të njohur me emrin Korona Indiane.