Forcat jemenase shkatërrojnë linjat mbrojtëse të koalicionit saudit në Marib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107500-forcat_jemenase_shkatërrojnë_linjat_mbrojtëse_të_koalicionit_saudit_në_marib
Burimet informative kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë shkatërruar linjat e reja mbrojtëse të mercenarëve të koalicionit saudit në zonat rreth qytetit Marib të Jeenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 28, 2021 10:53 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase shkatërrojnë linjat mbrojtëse të koalicionit saudit në Marib

Burimet informative kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë shkatërruar linjat e reja mbrojtëse të mercenarëve të koalicionit saudit në zonat rreth qytetit Marib të Jeenit.

Kanali informativ “Al-Akhbar” njoftoi se si rezultat i avancimeve të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në drejtim të qytetit Marib, forcave mercenare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë ndërtuar linja të reja mbrojtëse në lartësitë Albes dhe rreth qytetit Al-Mesarije në perëndim të qytetit Marib deri në rajonin Al-Mil.

Pavarësisht ndërtimit të linjave të reja mbrojtëse të forcave mercenare saudite, forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë rrethuar lartësitë Albes dhe duke thyer këto linja kanë marrë nën kontroll edhe rajonin Al-Tume Al-Alija.

Gjatë avancimit të forcave jemenase, forcat mercenare të koalicionit saudit përveçse kanë pësuar humbje të mëdha materiale, kanë humbur edhe shumë trupa të tyre dhe disa komandantë të lartë ushtarakë.

Burimet spitalore në qytetin Marib kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë 63 ushtarakë të forcave të koalicionit agresor saudit dhe 22 të tjerë janë plagosur.