Arabia Saudite mbyll tetë shkolla të Turqisë
Ministria e Arsimit të Arabisë Saudite ka deklaruar se deri në fund të vitit shkollë 2020-2021 do të mbyllën tetë shkolla të Turqisë që veprojnë në Arabinë Saudite.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite me dërgimin e një letre zyrtare për shkollat e drejtuara nga Ministria e Arsimit e Turqisë në qytetet Tebuk, Riad, Taif dhe Xhide, i ka njoftuar ato për këtë vendim se duhet të mbyllen.
Autoritetet e arsimit të Arabisë Saudite duke vizituar shkollat turke në qytetet Al-Demam dhe Abha, i kanë informuar autoritetet e këtyre shkollave në lidhje me këtë vendim.
Sipas këtij burimi, edhe shkollat turke në qytetet Meka dhe Medina do të mbyllën në bazë të këtij vendimi.
Vlen të theksohet se mosmarrëveshjet politike të Arabisë Saudite me Turqinë në lidhje me çështjet e rajonit konsiderohen prej faktorëve me ndikim mbi marrëdhëniet mes të dy vendeve gjatë dy viteve të kaluara.