Shpërthen një zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Haifa
Kanali televiziv Al Mejadin ka njoftuar për shpërthimin e një zjarri të madh në rafinerinë e naftës në portin e Haifas.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se disa burime informative të shtunën në mëngjes kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri në rafinerinë e naftës në portin e Haifas.
Gazeta izraelite “Jerusalem Post” ka shkruar se zjarri ka shpërthyer në rafinerinë CCR në portin e Haifas. Kjo gazetë izraelit ke shkruar se ministria për mbrojtjen e ambientit po kryen hetime në lidhje me shpërthimin e këtij zjarri.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë publikuar fotografi dhe video që tregojnë shpërthimin e zjarrit në rafinerinë e naftës në portin e Haifas. Autoritetet e regjimit sionist kanë konfirmuar shpërthimin e zjarrit në rafinerinë e naftës në Haifa. Autoritet izraelite kanë thënë se zjarri ka shpërthyer të premten në mbrëmje për shkak të dëmtimit të një prej tubacioneve të sistemit CCR.
Autoritetet sioniste kanë pretenduar se ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta vendosin nën kontroll zjarrin dhe kanë ndërprerë sistemin e qarkullimit të karburanteve në fabrikë. Mirëpo autoritetet e mbrojtjes së ambientit kanë thënë se në zonat për rreth është shkaktuar ndotje shumë e madhe.