Xhibran Basil: Marrëveshja me Hezbullahun një hap drejt mbrojtjes së Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107640-xhibran_basil_marrëveshja_me_hezbullahun_një_hap_drejt_mbrojtjes_së_libanit
Lideri i partisë politike “Lëvizja e Lirë Kombëtare” e Libanit, ka thënë se qëllimi i marrëveshjes së kësaj partie politike me lëvizjen e Hezbullahut, është ruajtja e unitetit kombëtare, mbrojtja e Libanit dhe lufta kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2021 10:36 Europe/Tirane
  • Xhibran Basil: Marrëveshja me Hezbullahun një hap drejt mbrojtjes së Libanit

Lideri i partisë politike “Lëvizja e Lirë Kombëtare” e Libanit, ka thënë se qëllimi i marrëveshjes së kësaj partie politike me lëvizjen e Hezbullahut, është ruajtja e unitetit kombëtare, mbrojtja e Libanit dhe lufta kundër terrorizmit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Xhibran Basil ka deklaruar se disa faktorë kanë bërë plane për dobësimin e Hezbullahut dhe për shkatërrimin e Libanit, ndërkohë që shkatërrimi i Libanit vetëm do të krijojë trazira dhe kaos dhe nuk është në favor të askujt.

Basil ka theksuar ruajtjen e marrëveshjes me Hezbullahun dhe ka shtuar: “Marrëveshja me Hezbullahun deri më tani ka qenë e kufizuar për krijimin e qeverisë dhe luftën kundër korrupsionit, për këtë arsye do të vazhdojmë të shqyrtojmë çështjet e ndryshme me autoritetet e Hezbullahut. Ajo që pengon krijimin e kabinetit qeveritar është fakti se disa faktor po theksojnë mbajtjen e politikave të kaluara dhe refuzimin e hapave për zbatimin e reformave”.