Dhjetëra palestinezë të plagosur në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i107664-dhjetëra_palestinezë_të_plagosur_në_bregun_perëndimor
Militantët sionist sulmuan demonstruesit palestinezë në fshatin Kafr Qudum të Bregut Perëndimor të Shtunën, duke plagosur të paktën 10 Palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 02, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Dhjetëra palestinezë të plagosur në Bregun Perëndimor

Militantët sionist sulmuan demonstruesit palestinezë në fshatin Kafr Qudum të Bregut Perëndimor të Shtunën, duke plagosur të paktën 10 Palestinezë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, dy të rinj palestinezë u plagosën rëndë nga mjetet e lëshuara militantët sionistë dhe dhjetëra palestinezë të tjerë u mbytën nga gazi lotsjellës. Burimet palestineze thanë se forcat izraelite përdorën gaz lotësjellës dhe plumba plastikë gjatë sulmit ndaj protestuesve palestinezë. Dhjetëra palestinezë gjithashtu u mbytën nga thithja e gazit lotsjellës. Çdo javë, fshati Kafr Qudum dëshmon demonstratat palestineze kundër vendbanimeve të paligjshme të regjimit pushtues sionist. Regjimi sionist vazhdon gjithmonë të ndërtojë vendbanime sioniste pavarësisht nga vullneti i bashkësisë ndërkombëtare dhe ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Në një rezolutë (Rezoluta 2334), Këshilli i Sigurimit i KB më 23 dhjetor 2016 i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij ekspansioniste në territoret e okupuara palestineze. Duke krijuar vendbanime sioniste, regjimi sionist kërkon të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t'u japë atyre nuanca sioniste në mënyrë që të konsolidojë hegjemoninë e tij në territoret palestineze.