Vriten 230 civilë afganë në 24 orët e kaluara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108100-vriten_230_civilë_afganë_në_24_orët_e_kaluara
Mbi 230 civilë afganë janë vrarë në 24 orët e kaluara si pasojë e luftimeve, shpërthimeve dhe sulmeve terroriste në rajone të ndryshme të Afganistanit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2021 11:22 Europe/Tirane
  • Vriten 230 civilë afganë në 24 orët e kaluara

Mbi 230 civilë afganë janë vrarë në 24 orët e kaluara si pasojë e luftimeve, shpërthimeve dhe sulmeve terroriste në rajone të ndryshme të Afganistanit.

Agjencia e lajmeve e Afganistanit njoftoi se komisioni i pavarur i të drejtave të njeriut të Afganistanit ka deklaruar se gjatë 24 orëve të kaluara, si pasojë e këtyre veprimeve janë plagosur edhe 500 civilë të tjerë afganë.

Komisioni i pavarur i të drejtave të njeriut të Afganistanit ka kërkuar nga qarqet ndërkombëtare dhe nga OKB dhe gjithashtu nga vendet e rajonit që të ndihmojnë popullin e Afganistanit për t’i dhënë fund luftës dhe konfliktit në këtë vend.

Shtimi i numrit të vrasjeve të civilëve afganë po ndodhë në kohën kur negociatat për paqe në Afganistan po zhvillohen mes Qeverisë së këtij vendi dhe grupit Taleban me qëllim që t’i jepet fund luftës dhe konfliktit. Raundi i ri i këtyre bisedimeve ishte paraparë të zhvillohet me datë 24 prill në Stamboll të Turqisë, por për shkak të mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Talebanëve.

Ndërkohë sot grupi Taleban ka shpallur armëpushim treditor në Afganistan.