Forcat e rezistencës qëllojnë me raketa qytetet Ashkelon dhe Sedirut
Rezistenca palestineze në Rripin e Gazës të hënën në mbrëmje në përgjigje të sulmeve dhe krimeve izraelite, lëshoi disa raketa ndaj vendbanimeve sioniste Ashkelon dhe Sedirut.
Sipas agjencisë IRNA, brigadat "Izz al-Din al-Qassam", dega ushtarake e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike "Hamas", njoftuan se kishin lëshuar me dhjetëra raketa në qytetin sionist Sedirut. Saraya al-Kods, krahu ushtarak i lëvizjes Palestineze Xhihadi Islamik, gjithashtu sulmoi vendbanimin sionist Ashkelon. Nga e hëna në mëngjes rezistenca palestineze lëshoi të paktën 190 raketa dhe predha në vendbanimet sioniste. Grupet e rezistencës palestineze kanë deklaruar më parë se rezistenca do t'i përgjigjet drejtpërdrejt sulmeve të regjimit sionist dhe nuk do të hezitojnë t'i përgjigjet atij regjimi. Ditët e fundit, regjimi sionist ka kryer krime masive në Kods, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Në raundin e ri të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, i cili po vazhdon që nga e hëna e kaluar, të paktën 220 palestinezë, përfshirë 60 fëmijë janë martirizuar dhe më shumë se 5,600 njerëz, janë plagosur. Grupet palestineze të rezistencës gjithashtu kanë lëshuar deklarata duke thënë se regjimi pushtues sionist do të paguajë çmimin për agresionin e tij të gjerë kundër palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa, Kods, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.