Hamas: Nuk ka kurrfarë marrëveshje për armëpushim
Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) ka përgënjeshtruara lajmet e spekuluara në lidhje me arritjen e çfarëdo marrëveshje për armëpushim me regjimin pushtues sionist dhe ndërprerjen e luftimeve mes të dy palëve.
Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Izat Al-Rashk, anëtar i zyrës politike të Hamas, me anë të një deklarate, ka përgënjeshtruar lajmet e disa mediave në lidhje me pajtimin e Hamas me armëpushim ditën e enjte dhe ka theksuar se nuk ekziston kurrfarë marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
Izat Al-Rashk duke thënë se përpjekjet dhe kontaktet për ndërmjetësim janë serioze dhe të vazhdueshme, shtoi: “Njëkohësisht me këtë, kërkesat e popullit të Palestinës janë të qarta dhe të përcaktuara”.
Feuzi Barhum, zëdhënësi i Hamas, gjithashtu ka hedhur poshtë raportet e mediave të regjimit sionist në lidhje me çështjen e armëpushimit dhe i ka deklaruar se lajmet e publikuara në lidhje me marrëveshjen e Hamas me regjimin sionist nuk janë të vërteta.
Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në një takim me krerët pushtetit lokal në jug të Palestinës së pushtuara, ka njoftuar për vazhdimin e sulmeve ushtarake kundër Rripit të Gazës.
Të martën disa media izraelite pretenduan se Egjipti ka propozuar fillimin e armëpushimit që nga ora 06:00 e të ditës së enjte dhe të dy palët kanë rënë dakord me këtë propozim.