Pse Izraeli ka humbur?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108534-pse_izraeli_ka_humbur
Dimensionet e dështimit të Izraelit në konfliktin në vazhdim janë shumë më të thella se ato të luftërave të fundit, madje edhe të luftës 33-ditore, raporton një e përditshme izraelite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Pse Izraeli ka humbur?

Dimensionet e dështimit të Izraelit në konfliktin në vazhdim janë shumë më të thella se ato të luftërave të fundit, madje edhe të luftës 33-ditore, raporton një e përditshme izraelite.

Gazeta Haaretz në disa artikuj ka kritikuar politikat armiqësore të udhëheqjes izraelite ndaj Rripit të Gazës, duke i konsideruar ato në kundërshtim me interesat e Tel Avivit. "Të gjitha përgatitjet e ushtrisë izraelite nuk kanë çuar askund dhe rezulton se ushtria nuk ka zgjedhur asnjë strategji në konfliktet e fundit," shkruan Aluf Benn, kryeredaktor i së përditshmes Haaretz. Ai më pas i bëri thirrje ushtrisë izraelite t'i nënshtrohet reformave. "Vetëm nëntë ditë pas fillimit të kësaj lufte, rezultoi që Izraeli lehtë mund ta kishte shmangur atë," tha gazetari izraelit. Ai theksoi se dimensionet e dështimit të Izraelit në këtë luftë ishin shumë më të thella se ato të Luftës së Dytë të Libanit dhe operacioneve të kaluara kundër Rripit të Gazës. Duke iu referuar dështimit ushtarak dhe politik të Izraelit, si dhe përgatitjeve të pamjaftueshme dhe keqmenaxhimit brenda ushtrisë izraelite, Aluf Benn theksoi se Tel Avivi duhet të përfundojë menjëherë konfliktin duke i dhënë dritën jeshile një armëpushimi, në vend që të tregohet si fitimtar, duke vazhduar masakrën dhe shkatërrimin, dhe duke paralizuar jetën e izraelitëve. Për kryeredaktorin e Haaretz, "ushtria izraelite duhet t'i japë fund luftës menjëherë në mënyrë që të shpresojë në korrigjimin e dimensioneve të humbjes së saj". Aluf Benn ka bërë thirrje për një hetim të dështimit të ushtrisë dhe ka drejtuar gishtin akuzues drejt Benjamin Netanyahut si përgjegjës për fillimin e luftës. "Netanyahu e bëri këtë për të forcuar pozicionin e tij politik brenda Izraelit pa marrë parasysh interesat e Izraelit," shkroi ai. Për analistin izraelit, dimensionet e dështimit të ushtrisë mund të përmblidhen në rastet e mëposhtme:

1- Izraeli është befasuar nga iniciativa e Hamasit, si dhe aftësitë e tij luftarake, veçanërisht nga zjarri i raketave.

2- Izraeli është përqendruar në Frontin Verior dhe Iranin, duke neglizhuar Gazën.

3- Izraeli nënvlerësoi Hamasin dhe aftësitë e tij ushtarake për shkak të aftësive të tij të pamjaftueshme në sferën e inteligjencës dhe mbledhjes së informacionit.

"Izraeli ka mobilizuar të gjitha mjetet e tij për të provuar veten fitimtar në planin e brendshëm, por asnjë nga këto përpjekje nuk mund ta fshehë realitetin: ushtria izraelite nuk ka asnjë plan për ta nxjerrë Hamasin nga ekuilibri i fuqisë." Gazetari izraelit shtoi se "ndërsa shkatërrimi i tuneleve të Hamasit mund të demonstrojë aftësitë operacionale dhe strategjike të Izraelit, ai do të jetë ende larg dëmtimit të aftësive luftarake të Rezistencës Palestineze". Aluf Benn shprehu shqetësimin se forcat tokësore të Izraelit janë margjinalizuar gjerësisht: "Askush nuk mendon për një operacion tokësor sepse të gjithë e dinë se do të jetë një dështim total për Izraelin." Benn tha se jeta e përditshme ishte paralizuar plotësisht në pjesën jugore të territoreve të okupuara si rezultat i zjarrit të raketave të Rezistencës. Kryeredaktori i Haaretz aludoi në komentet e gjeneralit izraelit Yitzhak Brick i cili parashikoi se Izraeli nuk mund të bënte asgjë kundër shkrepjes së mijëra raketave nga Rripi i Gazës.