Fillon faza e parë e zgjedhjeve presidenciale në Siri
Faza e parë e zgjedhjeve presidenciale të Sirisë ka filluar sot (të enjten) me votimin e qytetarëve sirianë me qëndrim jashtë vendit.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se faza e parë e zgjedhjeve presidenciale të Sirisë ka filluar që nga orët e para të mëngjesit sot në ambasadat, konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Sirisë në vendet e ndryshme të botës.
Këto zgjedhje presidenciale të Sirisë zhvillohet me votimin e qytetarëve sirianë me qëndrim në Australi, Japoni, Malajzi, Indonezi, Pakistan, Indi, Iran, Armeni, Qipro, Irak, Jordani, Rusi, Bjellorusi, Emirate të Bashkuara Arabe dhe në Liban.
Qytetarët sirianë me qëndrim në vendet e lartpërmendura që nga mëngjesi i sotshëm kanë filluar të shkojnë në qendrat e votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Sirisë. Procesi i votimit do të vazhdojë deri në ora 19:00 pasdite sipas kohës lokale të vendeve përkatëse. Procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale të Sirisë zhvillohet në të gjitha vendet me përjashtim të ambasadës së Sirisë në Gjermani dhe konsullatës së Sirisë në Stamboll, pasi që autoritetet e këtyre vendeve kanë vendosur që të mos lejojnë një gjë të tillë për Sirinë në vendet e tyre.