Një autobus që transportonte ushtarë sionistë goditet me raketë dirigjuese
Brigadat Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes Islamike të Palestinës (Hamas), ka goditur me raketë dirigjuese një autobus që transportonte ushtarë sionistë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se brigadat Kasam sot (të enjten) kanë goditur me raketë dirigjuese një autobus që transportonte ushtarë sionist në afërsi të bazës ushtarake “Zikim” në veri të Rripit të Gazës.
Në bazë të këtij raporti, forcat e rezistencës së Palestinës kanë goditur këtë autobus edhe me predha.
Ushtria e regjimit sionist ka pohuar kryerjen e këtij operacioni, por ka pretenduar se gjatë sulmit të autobusit të ushtarëve sionist, është plagosur vetëm një ushtar.
Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar mbi 40 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan që në mesin e tyre janë edhe ish-të burgosur dhe anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës.
Palestinezët në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në territoret palestineze të pushtuara në vitin 1948, për herë të parë pas tre dekadave, që nga e marta e kësaj jave kanë filluar protesta të përgjithshme për t’u solidarizuar me popullatën palestineze në Rripin e Gazës dhe në Kodsin e shenjtë dhe për të dënuar krimet e regjimit sionist.