Vendoset armëpushim në Gaza nga ora 2 e mëngjesit
Kabineti i regjimit sionist ra dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës nga ora 2 e mëngjesit të sotëm (e Premte).
Rrjeti i lajmeve Al-Mayadin duke cituar mediat sioniste, raportoi: Kabineti izraelit në një takim tre orësh të enjten në mbrëmje unanimisht ra dakord për një armëpushim. Armëpushimi në Gaza filloi në 2 të mëngjesit me kohën lokale të Premten pas 11 ditë luftimesh në zonë. Të enjten në mbrëmje, regjimi sionist dhe grupet palestineze të rezistencës ranë dakord për një armëpushim pasi Egjipti u përpoq të bindte të dy palët që të qetësoheshin. Deklarata egjiptiane për armëpushimin, njoftoi se përplasjet midis dy palëve u ndaluan njëkohësisht. Është rëndë dakord që pika kufitare "Karam Abu Salem" të rihapet sot, për të mundësuar hyrjen e kamionëve të karburantit dhe ndihmave humanitare. Zyrtarët egjiptianë kanë njoftuar një armëpushim të njëkohshëm në Gaza për grupet palestineze. Milicët sionistë të hënën e kaluar (10 maj) filluan sulmet dhe agresionet brutale kundër Rripit të Gazës dhe Palestinezëve, duke martirizuar 230 njerëz, përfshirë 65 fëmijë, 39 gra dhe 17 të moshuar dhe duke plagosur 1,719 të tjerë.