Parlamenti i regjimit sionist: Armëpushimi me Gazën, njollë turpi për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108600-parlamenti_i_regjimit_sionist_armëpushimi_me_gazën_njollë_turpi_për_izraelin
Deputetët e parlamenti të regjimit sionist e kanë quajtur armëpushimin pa kushte me Rripin e Gazës si njollë turpi mbi fytyrën e Izraelit dhe e kanë dënuar atë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2021 09:37 Europe/Tirane
  • Parlamenti i regjimit sionist: Armëpushimi me Gazën, njollë turpi për Izraelin

Deputetët e parlamenti të regjimit sionist e kanë quajtur armëpushimin pa kushte me Rripin e Gazës si njollë turpi mbi fytyrën e Izraelit dhe e kanë dënuar atë.

Agjencia e lajmeve palestineze Me’a njoftoi se Ilit Shakid, deputet i parlamentit izraelit, ka reaguar ashpër ndaj planit për armëpushim të kabinetit qeveritar të regjimit sionist dhe ka thënë: “Ndërprerja pa kurrfarë kushti i luftës me Rripin e Gazës, është e turpshme për Izraelin”.

Ilit Shakid ka kritikuar ashpër gjithashtu edhe dështimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrin e regjimit sionist, në përpjekjet për kthimin e robërve izraelitë nga Gaza. Xhedaun Sair nga partia “Shpresa e Re” e regjimit sionist, gjithashtu e ka quajtur armëpushimin me grupet e rezistencës në Gaza, si një marrëveshje të turpshme për regjimin sionist.

Ndërkohë Itmar bin Ghafir, një deputet tjetër i parlamentit sionist, armëpushimin e turpshëm të regjimit sionist e ka quajtur dorëzim të rrezikshëm të Tel Avivit përball lëvizjes Hamas dhe ka thënë: “Ky armëpushim ka krijuar kushte dhe rrethana të vështira për Izraelin”.

11 ditë pas fillimit të sulmeve dhe agresionit të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe dështimit të regjimit sionist në përballje me sulmet raketore të grupeve të rezistencës palestineze, në fund me insistimin e kabinetit qeveritar të regjimit sionist dhe me ndërhyrjen e palëve të huaja në lidhje me këtë çështje, që nga ora 02:00 të ditës së premte, është vendosur armëpushimi mes grupeve të rezistencës palestineze dhe regjimit sionist dhe populli i Palestinës kanë kremtuar fitoren e rezistencës.