Namazi me xhemat i dhjetëra mijëra palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108616-namazi_me_xhemat_i_dhjetëra_mijëra_palestinezëve_në_xhaminë_al_aksa
Dhjetëra mijëra palestinezë morën pjesë në lutjet e së Premtes në Xhaminë Al-Aksa për të shënuar fitoren e rezistencës kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2021 19:47 Europe/Tirane
  • Namazi me xhemat i dhjetëra mijëra palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra mijëra palestinezë morën pjesë në lutjet e së Premtes në Xhaminë Al-Aksa për të shënuar fitoren e rezistencës kundër regjimit sionist.

Sipas Palestine Today, palestinezët festuan fitoren e grupeve të rezistencës kundër regjimit sionist në betejën e Shpatës Kods, duke organizuar demonstrata të mëdha pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Al-Aksa.  Osama Hamdan, një anëtar i lartë i Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas), kishte thënë se Hamasi nëpërmjet ndërmjetësve kishte marrë garanci se regjimi sionist do të ndalonte agresionin në Gaza , si dhe do të ndalonte agresionin e tij në Sheik Al-Jarrah dhe Xhaminë Al-Aksa.  Lufta midis Izraelit dhe grupeve të rezistencës Palestineze filloi më 10 maj dhe sot, më 21 maj, të dy palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga disa aktorë të huaj. Si rezultat i kësaj lufte, 243 palestinezë u martirizuan, duke përfshirë 69 fëmijë, 39 gra dhe 17 të moshuar dhe 1910 njerëz  të tjerë u plagosën.