Abu Marzuk: Të gjitha opsionet e rezistencës akoma janë në tryezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108686-abu_marzuk_të_gjitha_opsionet_e_rezistencës_akoma_janë_në_tryezë
Zv/shefi i zyrës politike të Hamas ka deklaruar të gjitha opsionet e rezistencës së Palestinës kundër regjimit sionist vazhdojnë të jenë në tryezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 23, 2021 17:40 Europe/Tirane
  • Abu Marzuk: Të gjitha opsionet e rezistencës akoma janë në tryezë

Zv/shefi i zyrës politike të Hamas ka deklaruar të gjitha opsionet e rezistencës së Palestinës kundër regjimit sionist vazhdojnë të jenë në tryezë.

Agjencia e lajmeve Safa njoftoi se Musa Abu Marzuk, zv/shefi i zyrës politike të Hamasit, ditën e diele ka theksuar: “Pavarësisht shpalljes së armëpushimit të njëanshëm nga ana e regjimit sionist, ne kemi përcaktuar një ekuacion gjithëpërfshirës dhe tani edhe Rezistenca mund të përdorë çfarëdo lloj opsioni dhe skenari. Ne i kemi dërguar këtë mesazh regjimit sionist se Kodsi i shenjtë dhe Xhamia Al-Aksa është vijë e kuqe. Ky mëzash u është dërguar sionistëve se ekziston një forcë e madhe për mbrojtjen e Kodsit të shenjtë”.

Para kësaj, Jarun Abraham, analisti i njohur sionist, ka pohuar ekzistencën e dobësive të qarta në strukturën e sigurisë së regjimit sionist dhe ka thënë: “Pas sulmeve raketore të grupeve palestineze, me qindra mijëra izraelitë janë detyruar të arratisën nga vendbanimet e tyre dhe kjo tregon se ata nuk kanë pasur as nivelin më të ulët të sigurisë”.