Gjenerali sionist pohon disfatën në luftën e Gazës
Një gjeneral i pensionuar i regjimit sionist ka pohuar se regjimi sionist ka dështuar në nivel të gjerë për të parandaluar raketat e rezistencës palestineze drejt territoreve të pushtuara.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Is’hak Berik, gjenerali i pensionuar i ushtrisë së regjimit sionist, në një intervistë me një kanal radio të regjimit sionist, ka thënë: “Tel Avivi nuk ka kapacitet të përballjes luftarake në disa fronte me forcat e rezistencës. Avionët luftarakë izraelitë gjatë luftës 12 ditore kanë bombarduar Rripin e Gazës, mirëpo në këtë luftë u vërtetua se teoria se nëpërmjet sulmeve ajrore mund të fitohet një luftë, ka rezultuar shumë e gabuar”.
Is’hak Berik ka paralajmëruar në lidhje me një skenar katastrofal me të cilin mund të përballet regjimi sionist dhe ka thënë: “Në kohën kur ne gjatë 12 ditëve kemi pësuar disfatë të rëndë në ndaljen e sulmeve raketore nga Rripi i Gazës dhe nuk kemi mundur të ndalim lëshimin e raketave, atëherë si do të mund të veprojnë në përballje me një luftë në disa fronte në të cilën do të përfshihet edhe Hezbullahu i Libanit?! Lufta në disa fronte do të jetë një shkatërrim i vërtet për ushtrinë e regjimit sionist dhe ushtria izraelite nuk do të mund të përgjigjet në një situatë të tillë”.