Sekretari amerikan i shtetit takohet me kryeministrin e regjimit sionist
Sekretari amerikan i shtetit në takim me kryeministrin e regjimit sionist ka theksuar mbështetjen e Amerikës ndaj sigurisë së regjimit sionist përball Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit i cili ka shkuar në Palestinën e pushtuar, sot të martën është takuar dhe ka biseduar me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Netanjahut, Blinken në këtë takim duke theksuar mbështetjen e Amerikës ndaj sigurisë së regjimit sionist, ka kërkuar forcimin e armëpushimit me Rripin e Gazës.
Ndërkohë Gabi Ashkenazi, ministri i luftës së regjimit sionist, ka deklaruar se vizita e çdo sekretari amerikan të shtetit në Izrael është një rast i veçantë dhe ka falënderuar Uashingtonin për qëndrimin përkrah Izraelit.
Antony Blinken në këtë takim i ka premtuar Beniamin Netanjahut se Uashingtoni në lidhje me çfarëdo lloj kthimi potencial të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, do të konsultohet nga afër me Tel Avivin.
Sipas gazetës “Times” të Izraelit, sekretari amerikan i shtetit duke theksuar disa herë për zotimet e Amerikës ndaj sigurisë së Izraelit, në lidhje me rindërtimin e Gazës pas sulmeve dhe krimeve të regjimit sionist, gjithashtu ka thënë: “Gaza duhet të rindërtohet përsëri, mirëpo ky proces nuk duhet të shkojë në interes të Hamasit. Unë nga ana e presidentit amerikan Joe Biden kam ardhur në Tel Aviv që të vërtetojë zotimin e Uashingtonit ndaj sigurisë së Izraelit dhe gjithashtu të përqendrohemi për garantimin e sigurisë më të gjerë në lidhje me reduktimin e tensioneve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”.
Blinken gjithashtu ka theksuar se Amerika mbështet plotësisht të drejtën e regjimit sionist në mbrojtje të vetes përball sulmeve të rezistencës së Palestinës.