Seyyed Hassan Nasrallah: Rezistenca palestineze shkëlqeu shumë
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban të Martën në mbrëmje, në një fjalim në përvjetorin e çlirimit të Libanit Jugor , përgëzoi fitoren e rezistencës Palestineze kundër regjimit pushtues sionist.
Sipas IRNA, Seyyed Hassan Nasrullah duke iu referuar fitores së rezistencës palestineze kundër sionistëve në luftën e fundit në Rripin e Gazës, deklaroi se grupet palestineze të rezistencës dhe komandantët e degëve të tyre ushtarake shkëlqyen në betejën e fundit. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban vazhdoi duke thënë se ajo që Gaza paraqiti në betejën e Shpata e Kodsit ishte një hap historik dhe unik në historinë e luftës kundër armikut Izraelit. Me anë të këtij operacioni forcat e rezistencës treguan se agresioni në Kods dhe Xhaminë Al-Aksa është e ndryshme nga çdo agresion tjetër që armiqtë kryejnë. "Zhvillimi historik në betejën Shpata e Kodsit ishte se Gaza shkoi në luftë për të mbrojtur Kodsin dhe njerëzit e saj, jo për të mbrojtur Gazën", shtoi ai. Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut gjithashtu përmendi dëshmorët e Libanit dhe Palestinës, vendeve arabe dhe Frontit të Rezistencës në rrugën e çlirimit të Libanit Jugor, duke përfshirë rolin e madh të dëshmorit të rezistencës, Haj Kasem Sulejmani. "Ne falënderojmë Republikën Islamike të Iranit dhe qeverinë Siriane për mbështetjen e tyre të gjerë ndaj rezistencës", tha Seyyed Hassan Nasrullah i cili shtoi se rezultatet e fitores në vitin 2000 ishin strategjike. Ai tha se në drejtime të ndryshme fitorja strategjike e kombit libanez dhe e rezistencës në vitin 2000 përcaktoi miqtë dhe armiqtë në çështjen e Palestinës dhe procesin e konfliktit.