Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108810-vazhdojnë_sulmet_e_sionistëve_kundër_xhamisë_al_aksa
Pesë ditë pas përfundimit të luftës 12 ditore të regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, akoma po vazhdon sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa dhe Kodsit të shenjtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 26, 2021 09:20 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa

Pesë ditë pas përfundimit të luftës 12 ditore të regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, akoma po vazhdon sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa dhe Kodsit të shenjtë.

Burimet informative palestineze sot (të mërkurën) kanë deklaruar se përkrah zinxhirit të sulmeve të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë kundër palestinezëve dhe Xhamisë Al-Aksa gjatë ditëve të fundit, forcat ushtarake sioniste gjatë ditëve të fundit kanë arrestuar mbi 1500 palestinezë, gjë që ka rezultuar me tensionimin e situatës në territoret e pushtuara palestineze.

Forcat ushtarake të regjimit sionist që dje në mëngjes kanë vendosur nën rrethim të hekurt Xhaminë Al-Aksa dhe nuk kanë lejuar besimtarët palestinezë në këtë vend të shenjtë, në Xhaminë Al Aksa e cila sipas ligjeve ndërkombëtare, i takon vetëm besimtarëve myslimanë dhe sionistët nuk kanë të drejtë të hyjnë në këtë vend të shenjtë.