Vazhdojnë sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa
Pesë ditë pas përfundimit të luftës 12 ditore të regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, akoma po vazhdon sulmet e sionistëve kundër Xhamisë Al-Aksa dhe Kodsit të shenjtë.
Burimet informative palestineze sot (të mërkurën) kanë deklaruar se përkrah zinxhirit të sulmeve të regjimit sionist dhe kolonëve sionistë kundër palestinezëve dhe Xhamisë Al-Aksa gjatë ditëve të fundit, forcat ushtarake sioniste gjatë ditëve të fundit kanë arrestuar mbi 1500 palestinezë, gjë që ka rezultuar me tensionimin e situatës në territoret e pushtuara palestineze.
Forcat ushtarake të regjimit sionist që dje në mëngjes kanë vendosur nën rrethim të hekurt Xhaminë Al-Aksa dhe nuk kanë lejuar besimtarët palestinezë në këtë vend të shenjtë, në Xhaminë Al Aksa e cila sipas ligjeve ndërkombëtare, i takon vetëm besimtarëve myslimanë dhe sionistët nuk kanë të drejtë të hyjnë në këtë vend të shenjtë.