Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i108812-përleshje_mes_protestuesve_dhe_policisë_në_bagdad
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për shpërthimin e përleshjeve mes protestuesve dhe forcat të sigurisë së Irakut ku si pasojë janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 45 persona të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2021 09:29 Europe/Tirane
  • Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Bagdad

Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për shpërthimin e përleshjeve mes protestuesve dhe forcat të sigurisë së Irakut ku si pasojë janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 45 persona të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat irakiane kanë deklaruar se sheshi “Al-Tahrir” i Bagdadit dhe rrugët rreth kësaj qendre, që nga mëngjesi i ditës së martë janë përfshirë nga tubimet protestuese të gjera që si pasojë e shpërthimit të përleshjeve mes protestuesve dhe forcave policore në sheshin Al-Tahrir të kryeqytetit të Irakut, 45 persona janë plagosur nga të dy palët dhe dy persona janë vrarë.

Sipas burimeve informative të Irakut, 22 persona nga të plagosurit janë oficer dhe personel i forcave të sigurisë së Irakut ndërsa numri i të plagosurve nga ana e protestuesve ka shkuar në 23 persona.

Pas zhvillimeve dhe ngjarjeve të natës së kaluar, Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, ka urdhëruar autoritetet përkatëse të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme që të kryejnë hetime të menjëhershme.

Barham Saleh, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu ka thënë: “Identifikimi i vrasësve të protestuesve dhe aktivistëve të organizatave civile është një e drejtë që nuk do të harrohet kurrë dhe duhet kryhen hetime në lidhje me përdorimin e armëve të nxehta dhe plumbave në protesta”.