Netanyahu zëmërohet nga deklaratat e ministrit të jashtëm francez
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu i quajti deklaratat e ministrit të jashtëm francez "hipokrite dhe të rreme".
Sipas IRNA; Në Twitter, Benjamin Netanyahu shprehu zemërimin e tij për deklaratat e Le Drian, duke protestuar "fuqishëm" ndaj qeverisë franceze lidhur me deklaratën e ministrit të jashtëm. Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në territoret e okupuara, Ministri i Jashtëm Francez Le Drian tha: Pa formimin e një shteti të pavarur palestinez përkrah Izraelit, "rreziku i aparteidit është i lartë. "Le Drian të dielën në një intervistë për agjencinë RTL dhe gazetën Le Figaro tha: Nëse në të ardhmen do të kemi një zgjidhje përveç zgjidhjes me dy shtete, atëherë do të krijohet situata e aparteidit të qëndrueshëm. Pas kësaj deklarate, Netanyahu të mërkurën shprehu "protestë të fortë" kundër qeverisë franceze, duke i quajtur fjalët e Le Drian si "ekstreme". Ndërsa regjimi Sionist ka vrarë të paktën 230 Palestinezë në sulmet e fundit ajrore në Gaza dhe shumë të tjerë janë vrarë nga forcat e tij në Bregun Perëndimor, Netanyahu i quajti fjalët e Le Drian një pretendim të pacipë, të rremë dhe të pabazë. Ai pretendoi se të gjithë qytetarët në territoret e okupuara, pavarësisht nga raca e tyre, janë të barabartë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, 254 palestinezë u vranë dhe më shumë se 1,900 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite dhe me zjarr artilerie ndaj Rripit të Gazës gjatë konfliktit 11-ditor. Human Rights Watch dhe një grup izraelit kohët e fundit akuzuan Izraelin për ndjekjen e sistemit të "aparteidit" kundër palestinezëve.