Brigadat Kasam prezantojnë raketat “Sixhil” në betejën e fundit
Brigadat “Al-Kasam”, krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), të enjten në mbrëmje kanë prezantuar raketat “Sixhil” të cilat janë përdorur në betejën e fundit kundër regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se brigadat “Al-Kasam” të Hamasit kanë deklaruar se raketat e familjes “Sixhil” të cilat janë përdorur në luftën e fundit në Gaza, kanë fuqi shumë të lartë shkatërruese, për arsye se kapsulat shpërthyese të tyre janë ndërtuar nga raketat angleze të cilat janë gjetur në afërsi të brigjeve të Gazës nga forcat e rezistencës.
Sipas këtij burimi, forcat e rezistencës së Palestinës për herë të parë në betejën “Tehu i Shpatës” në vitin 2018, kanë sulmuar me këtë lloj të raketave pozicionet e armikut sionist në Askelan.
Brigadat Izudin Al-Kasam të Hamasit kanë deklaruar: “Në betejën “Shpata e Kodsit”, forcat e rezistencës kanë përdorur tre lloje të reja të raketave që përfshinë raketat Ajash 250, A 120 dhe SH85 që kanë një kapsulë shpërthyese me fuqi shumë të lartë shkatërruese dhe me rreze veprimi 85 kilometra. Përveç kësaj, në këtë betejë janë përdorur edhe raketat Q12 dhe Q20 të cilat janë pjesë familjes së raketave të para të brigadave Kasam të Hamas”.