Fundi i jetës politike të Netanyahut
Pas fiaskos ushtarake të fundit të Izraelit përballë grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës, politikanët e regjimit sionist po arrijnë një marrëveshje për të formuar një qeveri koalicioni, e cila mund t'i japë fund mbretërimit të Kryeministrit në detyrë Benjamin Netanyahu, udhëheqësi më jetëgjatë i regjimit izraelit.
Më 5 maj, presidenti izraelit Rivlin emëroi udhëheqësin e opozitës, Yair Lapid, 57 vjeç, një ish-drejtues televiziv dhe ministër i Financave, partia qendrore e të cilit Yesh Atid doli e dyta në votimin e marsit duke siguruar 17 vende në parlamentin izraelit me 120 anëtarë, ose Knesset, me detyrën e formimit të qeverisë. Ashtu si Netanyahu, Lapid gjithashtu ka një afat 28-ditor, i cili do të skadojë të Mërkurën në mbrëmje, për të formuar një kabinet koalicioni. Politikanët kundër 71 vjeçarit Netanyahu, ishin në bisedime të forta përpara skadimit të afatit, pasi një armëpushim mbeti pothuajse i paprekur midis Izraelit dhe rezistencës palestineze, pas agresionit shkatërrues 11-ditor të regjimit sionist kundër Rripit të rrethuar të Gazës. Kjo është ndërsa Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2009 dhe i cili aktualisht po gjykohet për korrupsion kriminal, nuk po kursen asnjë përpjekje për të bllokuar rrugën e Lapidit drejt zyrës së kryeministrit, ashtu siç bëri me paraardhësin e Lapid, Benny Gantz. Por kreu i partisë së ekstremit të djathtë Naftali Bennett ka dhënë mbështetjen e tij për një “qeveri të ndryshimit” në Izrael për të larguar nga pushteti kryeministrin Benjamin Netanyahu, në atë që do të ishte fundi i një epoke politike. Shanset e Lapid për sukses i janë lënë kryesisht Bennett, një ish-shef mbrojtje, gjashtë vendet e partisë Yamina në parlamentin me 120 anëtarë janë të mjaftueshëm për t’i dhënë atij statusin e krijuesit të qeverisë. Lapid është aq i vendosur për të hequr nga pushteti Netanyahun, saqë madje ka ofruar të ndajë pushtetin dhe të lejojë Bennett të shërbejë mandatin e parë si kryeministri i radhës. Sipas një marrëveshjeje të ardhshme për ndarjen e pushtetit, Bennett do të zëvendësonte Netanyahu, kreu 71-vjeçar i partisë Likud, si kryeministër dhe më vonë do t’i linte vendin centristit Lapid në një marrëveshje rotacioni. Qeveria e re e mundshme e udhëheqësit të partisë Yesh Atid do të përfshijë gjithashtu partinë qendrore Blu dhe Bardhë të Benny Gantz dhe partinë New Hope të ish aleatit të tij Gideon Saar. Regjimi izraelit ka mbajtur katër zgjedhje parlamentare vetëm në dy vitet e fundit, të gjitha ato pa përfunduar në një qeveri. Nëse Lapid gjithashtu nuk arrin të formojë një kabinet koalicioni në kohë, një zgjedhje e paparë e pestë do të dukej e pashmangshme, një votë që Netanyahu e dëshiron.