Shefi i Mossad: Duhet të shtohen veprimet kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109062-shefi_i_mossad_duhet_të_shtohen_veprimet_kundër_iranit
Shefi i organizatës spiunazhe të regjimit sionist Mossad i cili do të shkarkohet nga detyra së shpejti, ka pretenduar se dëshiron shtimin e veprimeve kundër Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 31, 2021 15:08 Europe/Tirane
  • Shefi i Mossad: Duhet të shtohen veprimet kundër Iranit

Shefi i organizatës spiunazhe të regjimit sionist Mossad i cili do të shkarkohet nga detyra së shpejti, ka pretenduar se dëshiron shtimin e veprimeve kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Judi Cohen, shefi i organizatës të spiunazhit izraelit Mossad, së fundi ka pretenduar se regjimi sionist duhet të shtojë veprimet e veta kundër Iranit më shumë se në të kaluarën. Ai ka shtuar: “Veprimet kundër Iranit duhet të shtohet deri në një masë që pala iraniane ta kuptojë se kalimi i vijave të kuqe të Tel Avivit ka pasoja serioze”.

Cohen në vazhdim pretendoi: “Për sukses, kemi nevojë për guxim dhe vullnet për të kryer operacionet e nevojshme. Rëndësia e operacioneve të sigurisë të cilat i kryejmë sot, nuk është më pak se sa rëndësia e luftës të cilën do ta kemi nesër”.

Këto pretendime të shefit të Mossad bëhen në kohën kur ditë më parë gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, në një intervistë me kanalin Al Masira, ka thënë: “Regjimi sionist është i thyeshëm dhe kërcënimet e Mossad dhe opsioni i luftës kundër Iranit, sidomos pas disfatës së sionistëve përball rezistencës së Palestinës, janë gjepura dhe të kota. Rezistenca e Gazës i ka dhënë një humbje të rëndë regjimit sionist”.