Egjipti fton grupet palestineze në takim urgjent
Egjipti ka ftuar grupet palestineze në një takim urgjent në kryeqytetin Kajro për të diskutuar armëpushimin në Rripin e Gazës.
Fokusi kryesor i takimit ishte të bihet dakord mbi një qasje të integruar të lëvizjeve kombëtare palestineze, njoftoi Qendra Informative Palestineze. Kreu i shërbimit inteligjent egjiptian, Abbas Kamel, në ditët e fundit u takua me zyrtarë palestinezë dhe izraelitë gjatë një vizite në territoret e okupuara, duke përfshirë Tel Avivin, Ramallahun dhe Rripin e Gazës. Takimi kishte për qëllim vendosjen e armëpushimit në Gaza midis grupeve të rezistencës palestineze dhe regjimit sionist. Burimet e lajmeve njoftuan kohët e fundit se një delegacion i grupeve palestineze është planifikuar të udhëtojë në Kajro për këtë qëllim. Rezistenca palestineze dhe regjimi sionist pas 11 ditësh luftë arritën një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe disa palë të tjera, përfshirë Katarin dhe Kombet e Bashkuara. Në këtë luftë, 255 Palestinezë u martirizuan në Gaza dhe 13 Izraelitë u vranë në anën tjetër.