Isaac Herzog zgjidhet presidenti i 11-të i regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109174-isaac_herzog_zgjidhet_presidenti_i_11_të_i_regjimit_sionist
Isaac Herzog është zgjidhur presidenti i 11-të i regjimit sionist, pasi fitoi zgjedhjet e së mërkurës kundër Miriam Peretz, në një votim të fshehtë mes 120 ligjvënësve të parlamentit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 02, 2021 09:06 Europe/Tirane
  • Isaac Herzog zgjidhet presidenti i 11-të i regjimit sionist

Isaac Herzog është zgjidhur presidenti i 11-të i regjimit sionist, pasi fitoi zgjedhjet e së mërkurës kundër Miriam Peretz, në një votim të fshehtë mes 120 ligjvënësve të parlamentit sionist.

Tetëdhjetë e shtatë deputetë sionistë votuan për Herzog, ndërsa 27 votuan për Peretz. Ai do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin në ikje të regjimit sionist Reuven Rivlin muajin tjetër. Mandati shtatë-vjeçar i Herzog  fillon nga 9 korriku.

“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve,” tha Herzog pas votimit.

“Do të dëgjoj çdo pozicion dhe çdo person.” Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të “urave të marrëveshjeve … brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë”.

Sipas Herzog, sfidat janë të mëdha dhe nuk duhet të nënvlerësohen.

“Është jetësore që të trajtojmë plagët e shoqërisë sonë, ne duhet të mbrojmë pozicionin ndërkombëtar të Izraelit, të luftojmë antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit, të mbrojmë shtyllat e demokracisë sonë “.

Isaac Herzog u përgëzua edhe nga kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu, për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i këtij regjimi.