Isaac Herzog zgjidhet presidenti i 11-të i regjimit sionist
Isaac Herzog është zgjidhur presidenti i 11-të i regjimit sionist, pasi fitoi zgjedhjet e së mërkurës kundër Miriam Peretz, në një votim të fshehtë mes 120 ligjvënësve të parlamentit sionist.
Tetëdhjetë e shtatë deputetë sionistë votuan për Herzog, ndërsa 27 votuan për Peretz. Ai do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin në ikje të regjimit sionist Reuven Rivlin muajin tjetër. Mandati shtatë-vjeçar i Herzog fillon nga 9 korriku.
“Unë planifikoj të jem presidenti i të gjithëve,” tha Herzog pas votimit.
“Do të dëgjoj çdo pozicion dhe çdo person.” Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të “urave të marrëveshjeve … brenda nesh dhe me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë”.
Sipas Herzog, sfidat janë të mëdha dhe nuk duhet të nënvlerësohen.
“Është jetësore që të trajtojmë plagët e shoqërisë sonë, ne duhet të mbrojmë pozicionin ndërkombëtar të Izraelit, të luftojmë antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj Izraelit, të mbrojmë shtyllat e demokracisë sonë “.
Isaac Herzog u përgëzua edhe nga kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu, për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i këtij regjimi.