Largimi i Netanyahut nga pushteti
Media izraelite njoftoi rënien e kryeministrit të regjimit sionist nga pushteti pasi dy partitë rivale të Netanyahut kishin rënë dakord për formimin një kabineti koalicioni.
Reuters citoi presidentin izraelit të thoshte se Naftali Bennett dhe Yair Lapid do të merrnin detyrën për formimin e kabinetit të regjimit izraelit. Radioja e ushtrisë izraelite tha se lideri i opozitës Yair Lapid kishte formuar një koalicion për të rrëzuar Netanyahun dhe nënshkroi një marrëveshje koalicioni me Naftali Bennett. Yair Lapid, udhëheqësi i Partisë së Ardhmes, i tha presidentit izraelit se ai është në gjendje të formojë një qeveri. Së pari Naftali Bennett dhe dy vjet më vonë Yair Lapid do të marrin përsipër postin e kryeministrit të regjimit të rremë izraelit. Lapid të mërkurën në mëngjes ra dakord me Benny Gantz, udhëheqës i koalicionit Blu-Bardhë, për të formuar një kabinet. Me Lapid që do të formojë qeverinë e koalicionit, presidenca 12-vjeçare e Netanyahut do të përfundojë zyrtarisht. Raportet gjithashtu tregojnë se kreu i partisë Shpresa gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje për t'u bashkuar me koalicionin anti-Netanyahu. Naftali Bennett, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Yemina, të Dielën gjithashtu tha se ai synonte të formonte një qeveri të re për të përjashtuar Netanyahun. Ai në një konferencë për shtyp shtoi: Shanset për të formuar një qeveri të krahut të djathtë me Netanyahun janë zero. Disa orë më parë, Abbas Mansour, udhëheqësi i listës arabe, nënshkroi një akord për t'u bashkuar me koalicionin e opozitës anti-Netanyahu dhe për të formuar një kabinet të ri të kryesuar nga Yair Lapid . Mansour për këtë tha: Për herë të parë, një parti arabe mund të marrë pjesë në formimin e shtetit të Izraelit. Beniamin Netanyahu, i cili është akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me fondet por përballet me tre procese gjyqësore. Ai nuk arriti të fitojë mbështetjen e Knesset për formimin e një qeverie. Bennett ka rënë dakord me Lapid që Bennett do të jetë kryeministër deri në Shtator 2023, pas së cilës Lapid do të mbajë postin deri në Nëntor 2025. Ai arriti një marrëveshje me kreun e koalicionit "Blu-Bardhë", Benny Gantz, të Mërkurën në mëngjes për të formuar një kabinet. Parlamenti i regjimit sionist ka 120 vende dhe koalicioni i partisë që mund të fitojë 61 vende ka shansin e parë për të formuar një kabinet qeveritar. Qeveria e re izraelite pritet të betohet edhe për 11 ditë të tjera d.m.th. më 14 qershor. Vlen të përmendet se pamundësia për të formuar qeveri koalicioni dhe ndasitë e thella midis partive gjatë dy viteve e gjysmë kanë bërë që regjimi sionist të përballet me sfida të ashpra politike, siç dëshmohet nga mbajtja e katër zgjedhjeve parlamentare gjatë kësaj periudhe. Me 12 vjet si kryeministër, Netanyahu është kryeministri më jetëgjatë i regjimit sionist, i cili aktualisht po përballet me akuza të rënda korrupsioni dhe shumë analistë parashikojnë që jeta e tij politike do të përfundojë nëse ai dënohet.