Palestinezët nuk presin ndryshime nga kabineti i ardhshëm izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109252-palestinezët_nuk_presin_ndryshime_nga_kabineti_i_ardhshëm_izraelit
Yair Lapid, udhëheqësi i partisë izraelite të opozitës Yesh Atid, informoi presidentin izraelit se ai mund të formojë një kabinet koalicioni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 03, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Palestinezët nuk presin ndryshime nga kabineti i ardhshëm izraelit

Yair Lapid, udhëheqësi i partisë izraelite të opozitës Yesh Atid, informoi presidentin izraelit se ai mund të formojë një kabinet koalicioni.

Kjo i jep fund epokës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas marrëveshjes së koalicionit, Lapid do të ndajë pushtetin me kreun e ekstremit të djathtë Naftali Bennett, i cili do të jetë zëvendësuesi i menjëhershëm i Netanyahut. Për palestinezët, megjithatë, largimi i Netanyahut nuk do të kishte asnjë përmirësim, veçanërisht pasi që Kryeministri i ardhshëm Bennett, i cili ishte një ish-udhëheqës i kolonëve,  kundërshton me forcë shtetin palestinez. Zyrtarët palestinezë thonë se ata presin që kabineti i Bennet të jetë edhe më ekstrem, sesa ai i Netanyahut. Ekspertët thonë se Bennett nuk beson në një zgjidhje të konfliktit palestinezo-izraelit. Në vend të kësaj, qëllimi i tij është të marrë kontrollin e plotë të tokave të palestinezëve.