Koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet kundre Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109338-koalicioni_agresor_saudit_vazhdon_sulmet_kundre_jemenit
Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e sulmeve të shumta nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit gjatë 24 orëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2021 09:16 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet kundre Jemenit

Burimet informative kanë njoftuar për kryerjen e sulmeve të shumta nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit gjatë 24 orëve të kaluara.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se dy civilë jemenas janë plagosur në rajonin Al-Rraku të provincës Sa’de në veri të Jemenit nga sulmet e artilerisë së ushtrisë saudite.

Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar qytetin Bakum në provincën Sa’de dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në këtë qytet.

Qyteti Sirvah në provincën Marib të Jemenit gjithashtu është bombarduar 12 herë dhe qytetin Madghal në këtë provincë gjithashtu është sulmuar nga avionët luftarakë sauditë.

Ndërkohë forcat agresore saudite dhe mercenarët e tyre gjithashtu kanë shkelur 120 herë marrëveshjen e armëpushimit në provincën Al-Hudejdah duke përfshirë krijimin e pozicioneve të reja në rajonin His, kryerjen e disa sulmeve ajrore me anë të avionëve spiunazh të koalicionit agresor saudit në qytetin Al-Darejhami dhe në zonën e kilometrit 16 të qytetit Al-Xhabalije si dhe sulmet ndaj rajone të tjera të kësaj province.