Talibanët vrasin të paktën tetë policë afganë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109354-talibanët_vrasin_të_paktën_tetë_policë_afganë
Militantët talibanë kanë nisur një sulm kundër forcave të sigurisë afgane në provincën Baghlan, duke vrarë të paktën tetë persona, thanë zyrtarët e sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2021 15:53 Europe/Tirane
  • Talibanët vrasin të paktën tetë policë afganë

Militantët talibanë kanë nisur një sulm kundër forcave të sigurisë afgane në provincën Baghlan, duke vrarë të paktën tetë persona, thanë zyrtarët e sigurisë.

Dy shefa të policisë dhe gjashtë oficerë janë vrarë në sulmin në qarkun Jugla, tha një zyrtar, që foli në kushte anonimiteti. Sulmi, që nisi pak pas mesnatës vazhdoi edhe në mëngjesin e 5 qershorit, tha ky zyrtar. Rritja e dhunës dhe ngecja e bisedimeve të paqes mes talibanëve dhe qeverisë në Kabul, që mbështetet nga Perëndimi, ka rritur shqetësimet mbi të ardhmen e Afganistanit, pas tërheqjes së trupave amerikane, që do të largohen në shtator. Forcat e sigurisë kanë raportuar për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve në të pakën dhjetë provinca gjatë 24 orëve të fundit.