Protesta kundër trajtimit brutal të gazetarëve nga sionistët
(last modified Sun, 06 Jun 2021 07:43:32 GMT )
Qershor 06, 2021 09:43 Europe/Tirane
  • Protesta kundër trajtimit brutal të gazetarëve nga sionistët

Sjellja e regjimit sionist në arrestimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e "Jifara Al-Badiri", një gazetar i Al-Jazeera me banim në Sheik Jarrah në Kodsin Lindor, është shoqëruar me protesta dhe dënime nga institucione dhe personalitete të ndryshme.

Sipas IRNA, Ministria Palestineze e Informacionit  në një deklaratë dënoi me forcë arrestimin e reporterit të Al-Jazeera dhe rrahjen e një tjetër fotografi. Shoqata e Gazetarëve Palestinez gjithashtu dënoi ndalimin e reporterit  të Al-Jazeera dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.  Kreu i Rrjetit të Gazetarisë Etike gjithashtu tha se arrestimi i Al-Badirit, i cili u rrah brutalisht nga forcat e policisë izraelite, ishte tronditës.  Regjimi sionist arrestoi të shtunën një reporter të rrjetit të lajmeve Al-Jazeera të Katarit, gjë e cila është një vepër penale në shkelje të ligjit ndërkombëtar, veprim që ka për qëllim të mbulojë dhe mos publikojë krimet e këtij regjimi. Forcat izraelite rrahën dhe arrestuan reporterin e Al-Jazeera Jifara al-Badiri gjatë një tubimi palestinez në lagjen Sheikh Jarrah dhe e arrestuan atë duke i thyer kamerën.  

Tags