Bennett paralajmëron Netanyahu: Pas vetes mos lë një tokë të djegur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i109436-bennett_paralajmëron_netanyahu_pas_vetes_mos_lë_një_tokë_të_djegur
Kreu i partisë "Yamina" paralajmëroi kryeministrin aktual të regjimit sionist të heqë dorë nga veprimet e tij dhe pas vetes të mos lërë një tokë të djegur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2021 03:10 Europe/Tirane
  • Bennett paralajmëron Netanyahu: Pas vetes mos lë një tokë të djegur

Kreu i partisë "Yamina" paralajmëroi kryeministrin aktual të regjimit sionist të heqë dorë nga veprimet e tij dhe pas vetes të mos lërë një tokë të djegur.

Sipas faqes në internet të Times of Israel, të hënën Naftali Bennett Kryeministri i caktuar Izraelit, në një marrëveshje të re për rotacionin e kabinetit, duke përmendur gënjeshtra të shumta nga Kryeministri i tanishëm Benjamin Netanyahu për të qëndruar në pushtet tha; "Askush në Izrael nuk ka një monopol në pushtet, prandaj ndalo së provuari kot".  Bennett gjithashtu i kërkoi Kryetarit të Knesset Yariy Levin të mos vonojë votëbesimin e  kabinetit të ri, pasi ai e di se Netanyahu synon të gjejë përfaqësues të cilët do të shkëputeshin nga partia Yamina.  Më parë, ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert paralajmëroi se Netanyahu mund të përshkallëzojë situatën e sigurisë për t'i shpëtuar humbjes.  Të enjten lideri i partisë Yashtid, Yair Lapid, në një letër drejtuar udhëheqësit të regjimit rreme Izraelit Rovin Rivlin, njoftoi se ai kishte formuar një kabinet koalicioni me shtatë parti të tjera, duke përfshirë partitë Yamina, e Punës, Komuinitetit Arab, Blu dhe Bardhë, Israel Beituna, Shpresa e Re dhe Mortas.  Në këtë marrëveshje kabineti me efekt rrotullues, Bennett së pari do të jetë kryeministri i parë i regjimit për dy vjet si kreu i partisë Yamina dhe më pas Lapid do të marrë përsipër kryeministrinë dy vjet më vonë.  Netanyahu u bëri thirrje anëtarëve të Knesset të mos votojnë kundër anëtarëve të kabinetit të tij.